Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se të ndodhur nën ndikimin e Anticiklonit Afrikan edhe sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet i kthjellët dhe i nxehtë si dhe me alternime vranësirash kalimtare të pakta dhe mesatare. Në zonën bregdetare dhe ne relievet malore në lindje nga orët e mesditës deri ato të pasdites vonë vranësirat hera herës deri të dendura.
Këto vranësira në zonat malore në ekstremin verior do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-3 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me rrahje deri në 5-7m/s duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 20/35 | Diell re |
| Kukës | 20/34 | Diell re |
| Lezhë | 19/34 | Diell re |
| Dibër | 18/33 | Diell re |
| Durrës | 20/34 | Diell re |
| Tiranë | 24/37 | Diell re |
| Elbasan | 22/37 | Diell re |
| Berat | 17/37 | Diell re |
| Vlorë | 20/35 | Diell re |
| Korcë | 18/31 | Diell re |
| Gjirokastër | 15/36 | Diell re |
| Sarandë | 19/34 | Diell re |
ME SHUME LAJME
FOKUS. ..Kur në shkallaret tona hyri magjia e ekranit
FOKUS. Shkallaret e qytetit tim-Një udhëtim në kujtesë dhe shpirt.
Sarandë. Filiali Universitar së afërmi në godinën e Ekokampusit. Godina e Filialit, shkollë e re për qytetitn