-Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se dita e diel mbetet në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime dhe zhvillime vranësirash në mesdite.
Në mesditë e pasdite, parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët në zonat malore dhe pjesërisht në qendër dhe jug të vendit.
Era do të fryjë me drejtim juglindje- veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s.
Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 20/35 | Diell re |
| Kukës | 17/32 | Diell re shi |
| Lezhë | 21/33 | Diell re |
| Dibër | 15/32 | Diell re shi |
| Durrës | 20/32 | Diell re |
| Tiranë | 21/34 | Diell re shi |
| Elbasan | 21/34 | Diell re shi |
| Berat | 18/34 | Diell re shi |
| Vlorë | 22/32 | Diell re |
| Korçë | 15/28 | Diell re shi |
| Gjirokastër | 17/34 | Diell re shi |
| Sarandë | 18/33 | Diell re |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI