Ky sezon turistik është konsideruar tepër i mbarë sa i përket edhe qarkullimit në rrugë detare duke konfirmuar fluksin e lartë të vizitorëve.


Porti Detar i Sarandës këtë sezon ka njohur shifra të larta, jo vetëm për pritjen e pasagjerëve, por edhe për përpunimin e mjeteve lundruese, kryesisht jahteve, duke e bërë këtë qytet një destinacion të preferuar.
Sipas shifrave zyrtare të portit, 158, 828 pasagjerë dhe 439 jahte turistike janë përpunuar gjatë periudhës janar-korrik 2022.

Vetëm gjatë muajit qershor në Portin e Sarandës ka pasur një qarkullim prej 68,068 vizitorësh të huaj, 24 % më shumë krahasuar me gjithë vitin 2021.

Pranë portit ndodhet edhe Zyra e Informacionit Turistik ku ofrohen harta të posaçme guidimi, albume e manuale që i përgjigjen interesit të shtuar të pushuesve për të qenë sa më të informuar dhe sa më të orientuar gjatë lëvizjes së tyre me mjete të transportit publik, taksi apo në rrugë detare.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi