Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të depërtimit të masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore. Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura por edhe intervale të herë pas hershme me kthjellime. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara dhe afatshkurtra por të herë pas hershme në një pjesë të madhe të territorit.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare nga 1 deri në 4 m/sek, duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 0-1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 5/13 | Re pak shi /diell |
| Kukës | 4/11 | Re pak shi /diell |
| Lezhë | 4/11 | Re pak shi /diell |
| Dibër | -1/8 | Re pak shi /diell |
| Durrës | 6/15 | Re pak shi /diell |
| Tiranë | 5/15 | Re pak shi /diell |
| Elbasan | 4/15 | Re pak shi /diell |
| Berat | 1/16 | Re pak shi /diell |
| Vlorë | 6/16 | Re pak shi /diell |
| Korçë | -1/9 | Re pak shi /diell |
| Gjirokastër | -2/13 | Re pak shi /diell |
| Sarandë | 6/15 | Re pak shi /diell |
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi