Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se vendi ynë sot pritet të jetë nën ndikim të masave ajrore relativisht të paqëndrueshme.
Moti do të nisë me vranësira deri në orët e para të ditës dhe më pas kthjellime dhe vranësira kalimtare. Gjate natës deri në mesditë do ketë reshje shiu me intensitet të ulët Në lartësi 300 metër në veri dhe 600 metër në verilindje dhe juglindje reshje bore me intensitet të ulët hera-herës deri mesatar.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veri 1-8 m/sek. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore hera-herës era me rrahje dhe intensitet deri në 18 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | -3/6 | Shi diell |
| Kukës | 0/4 | Bore diell |
| Lezhë | -2/6 | Shi diell |
| Dibër | -5/0 | Bore diell |
| Durrës | 1/10 | Shi diell |
| Tiranë | 0/10 | Shi diell |
| Elbasan | -0/8 | Shi diell |
| Berat | -4/11 | Shi diell |
| Vlorë | 0/11 | Shi diell |
| Korçë | -5/2 | Bore diell |
| Gjirokastër | -5/8 | Shi diell |
| Sarandë | 1/12 | Shi diell |
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi