Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se, sot vendi ynë do të jetë në ndikim të një fronti atmosferik i cili do të sjellë në vend vranësira të dendura.
Vranësirat do të pasohen nga reshje shiu të cilat në jug e pjesërisht në qendër do të kenë intensitet të ulët. Në veri e veriperëndim reshjet do të fitojnë intensitet të lartë dhe në formën e shtrëngatave me rrufe dhe breshër.
Era do të fryjë e fortë dhe me rrahje nga kuadrati i jugut në të gjithë bregdetin duke sjellë dhe shtim të dallgëzimit të forcës 5 dhe 6 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 11/19 | Re shi |
| Kukës | 10/17 | Re shi |
| Lezhë | 10/16 | Re shi |
| Dibër | 6/12 | Re shi |
| Durrës | 11/20 | Re shi |
| Tiranë | 10/21 | Re shi |
| Elbasan | 9/20 | Re shi |
| Berat | 6/22 | Re shi |
| Vlorë | 10/22 | Re shi |
| Korçë | 4/16 | Re shi |
| Gjirokastër | 5/22 | Re shi |
| Sarandë | 11/23 | Re shi |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI