Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se në vend sot parashikohet mot i kthjellët falë presionit të lartë atmosferik.
Orët me diell do të jenë mbizotëruese si dhe do ketë vranësira kalimtare kryesisht në lindje dhe në pjesën jugore deri në mesditë. Gjatë mëngjesit nuk do të mungojnë mjegulla dhe vesa.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje e lehtë e përkohësisht në mesditë mesatare në bregdet. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1 deri 2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | |
| Shkodër | 6/19 | Diell |
| Kukës | 2/14 | Diell re |
| Lezhë | 9/21 | Diell |
| Dibër | 2/16 | Diell re |
| Durrës | 8/24 | Diell |
| Tiranë | 9/23 | Diell |
| Elbasan | 13/23 | Diell re |
| Berat | 6/23 | Diell |
| Vlorë | 11/21 | Diell re |
| Korcë | 3/14 | Diell re |
| Gjirokastër | 2/20 | Diell re |
| Sarandë | 7/21 | Diell re |
ME SHUME LAJME
Dita e 57-të e protestës kundër investimit në Zvërnec
MEMORIE. Shkallaret e kujtesës-Njerëzit që i dhanë shpirtin lagjes
Rama u përgjigjet kritikëve për “Bulevardin e Flamingove”: “Besa” jonë s’ka lidhje me ta