– Të hënën e 1 nëntorit nis aplikimi i dozës së tretë të vaksinës anti-COVID. Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që vaksina përforcuese do të aplikohet për qytetarët të cilët janë mbi 60 vjeç dhe tek ata persona që kanë mbi 6 muaj nga marrja e dozës së dytë.
Gjithashtu ekspertët kanë marrë vendim edhe për uljen e moshës së vaksinimit, referuar eksperiencave ndërkombëtare, deri në 16 vjeç dhe 12 vjeç për fëmijët me probleme shëndetësore. Por ekspertët kanë saktësuar se prioritet vijon të mbetet vaksinimi i popullatës me dy dozat e para të vaksinës.
Procesi i vaksinimit masiv po vijon në pikat e përqëndruara te vaksinimit, në qendrat shëndetësore, poliklinika si dhe nëpërmjet njësive të lëvizshme në komunitet në kuadër të aksionit kombëtar ” Derë më derë”.
Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,900,000 doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre rreth 885,613 qytetarë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës antiCOVID.
Vaksinimi është i hapur dhe të gjithë qytetarët mbi 18-vjeç mund të paraqiten me kartën e identitetit në qendrën e tyre shëndetësore, në poliklinika ose në qendrën më të afërt të vaksinimit, çdo ditë, nga 08:00-20:00, për të kryer vaksinën antiCOVID. Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,496,960 vaksina antiCOVID.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI