Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se, sot vendi do të vijojë të ndikohet nga kushte moti të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Parashikohet prani e mjegullës kryesisht në pjesën verilindore të vendit, duke ja lënë vendin reshjeve të shiut të herë pas hershme me intensitet të ulët dhe gjatë natës në formën e shtrëngatave.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-8 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era do të jetë me shpejtësi 1 – 12 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 5/12 | Re diell /shi |
| Kukës | 4/8 | Re diell /shi |
| Lezhë | 6/13 | Re diell /shi |
| Dibër | 2/10 | Re diell /shi |
| Durrës | 7/16 | Re diell /shi |
| Tiranë | 9/16 | Re diell /shi |
| Elbasan | 6/16 | Re diell /shi |
| Berat | 4/16 | Re diell /shi |
| Vlorë | 8/14 | Re diell /shi |
| Korçë | 2/18 | Re diell /shi |
| Gjirokastër | 2/15 | Re diell /shi |
| Sarandë | 8/16 | Re diell /shi |
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi