SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, 8 mars 2022

 Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot mbi vendin tonë do të mbizotërojë kryesisht mot i vranët me intervale të pakta kthjellimi.

Parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formë shtrëngatash në mesditë dhe pasdite, kryesisht në zonën e jugut.

Në relievet malore do ketë borë me intensitet të ulët dhe pasdite me intensitet mesatar në juglindje. Lokalisht dëbora do të prekë dhe lartësitë kodrinore. Mjegull dhe mjegullinë nga reshjet e shiut dhe të borës. Ngrica përgjatë akseve rrugore në zonat malore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje –verilindje 1-7 m/sek, përgjatë vijës bregdetare deri në 15 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1 dhe 3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër2/7Re shi/bore
Kukës-2/0Re borë
Lezhë2/8Re shi
Dibër-4/-1Re borë
Durrës3/8Re shi
Tiranë3/8Re shi
Elbasan2/8Re shi/bore
Berat1/8Re shi
Vlorë2/7Re shi
Korçë-4/0Re borë
Gjirokastër-1/7Re shi/borë
Sarandë2/8Re shi
error: