Nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj ka reaguar për herë të parë për rezultatin e zgjedhjeve të 6 marsit, në 6 bashki të vendit. Me anë të një postimi në Facebook, Gjekmarkaj shkruan se kjo është një humbje tronditëse e cila ka tejkaluar cdo parashikim ogurzi. Sipas tij, cdo justifikim është i papranueshëm për këtë humbje dhe për këtë arsye duhet të mblidhen me urgjencë organet e PD-së për të nxjerrë përgjegjësitë që çuan në këtë katastrofë elektorale.
Postimi i plotë://Në zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit, Partia Demokratike pësoi një humbje tronditëse duke tejkaluar çdo parashikim ogurzi.Përtej çdo rrethane kunder nesh, sado të dukshme e turpëruese, ne nuk mund të akuzojmë askënd pos vetes. Çdo justifikim është i papranueshem!PD duhet të mbledhe sonte me urgjencë organet e saj dhe të nxjerre përgjegjësitë që çuan në këtë katastrofë elektorale.Unë, prej dy muajsh jam njëri prej katër Nënkryetarve të PD-së dhe jam i gatshëm të mbaj pergjegjësinë time.Nuk do t’i shmangem asaj per asnjë arsye apo interes që bie në kundershtim me vullnetin e shoqerisë dhe parimet e mia etike.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi