Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj dha mbrëmjen e se henes dorëheqjen nga funksionet politike brenda PD-së.
Lajmin e bëri të ditur vetë Gjekmarkaj i cili përmes një postimi në rrjetet sociale bëri thirrje që Sali Berisha dhe Lulzim Basha të bëjnë një hap pas.
Dorëheqja vjen pas humbjes në zgjedhjet e pjesshme lokale, ku PD jo vetëm nuk mori asnjë bashki, por doli e dyta në krahasim me “Shtëpinë e Lirisë”, koalicionin e drejtuar nga ish-kryeministri Berisha.“Ne po rrezikojmë të shuhemi, unë e ndiej dhe marr përgjegjësi. Kam ndier mërzitjen njerëzve para fytyrës sime, ua kam borxh atyre marrjen e përgjegjësive. Duhet të ngrihet një komision që të dërgojë PD në zgjedhje për të mirën e demokratëve.Të bëhet garë, gara nxjerr lider. Rroftë PD”, u shpreh Gjekmarkaj.Paraditen e sotme, Gjekmarkaj ishte shprehur se në zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit, Partia Demokratike pësoi një humbje tronditëse duke tejkaluar çdo parashikim ogurzi.“Përtej çdo rrethane kunder nesh, sado të dukshme e turpëruese, ne nuk mund të akuzojmë askënd pos vetes. Çdo justifikim është i papranueshëm!”, u shpreh ai, duke theksuar se ishte i gatshëm të mbante përgjegjësinë e tij.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI