Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se, për ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit. Pas orëve të mesditës deri ato të pasdites vonë në relievet kodrinore – malore në lindje të territorit shtim vranësirash mesatare deri të dendura por kalimtare. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të dobta. Në rleievet e larta malore reshjet në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtra.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi 1 – 5m/sek, përgjatë vijës bregdetare dhe nëpër lugina era me shpejtesi 6-8m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 10/23 | Diell re |
| Kukës | 4/20 | Diell re |
| Lezhë | 9/23 | Diell re |
| Dibër | 5/21 | Diell re shi |
| Durrës | 12/23 | Diell re |
| Tiranë | 12/23 | Diell re |
| Elbasan | 10/24 | Diell re shi |
| Berat | 8/23 | Diell re shi |
| Vlorë | 10/21 | Diell re |
| Korcë | 4/18 | Diell re shi |
| Gjirokastër | 7/23 | Diell re shi |
| Sarandë | 10/20 | Diell re |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI