Edhe për ditën e nesërme masat ajrore nga veriu i Afrikës do të vijojnë të jenë prezente mbi vendin tonë duke sjellë mot të kthjellët.
Shërbimi meteorologjik ushtarak bën me dije se përgjatë relieveve malore në lindje të vendit do të ketë vranësira të pakta kalimtare të cilat do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara dhe në formë pikash.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 24/38 | Diell |
| Kukës | 22/37 | Diell re |
| Lezhë | 22/38 | Diell |
| Dibër | 20/36 | Diell re |
| Durrës | 24/38 | Diell |
| Tiranë | 26/40 | Diell |
| Elbasan | 25/41 | Diell |
| Berat | 22/41 | Diell |
| Vlorë | 24/38 | Diell |
| Korçë | 20/35 | Diell re |
| Gjirokastër | 20/40 | Diell |
| Sarandë | 22/35 | Diell |
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi