Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa me origjinë jugperëndimore.
Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe intervale të herëpashershme me diell por kryesisht në zonën e jugut.
Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Në zonën e veriperëndimit dhe pjesërisht zonën e qendrës reshjet hera-herës me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me breshër dhe shkarkesa të forta elektrike.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 3-8m/sek ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era relativisht intensive dhe shpejtësi deri në 10-15m/s, duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-5 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 18/24 | Re shi |
| Kukës | 16/21 | Re shi/diell |
| Lezhë | 20/23 | Re shi |
| Dibër | 13/21 | Re shi/diell |
| Durrës | 18/25 | Re shi |
| Tiranë | 18/25 | Re shi |
| Elbasan | 14/23 | Re shi |
| Berat | 15/26 | Re shi/diell |
| Vlorë | 18/25 | Re shi/diell |
| Korçë | 13/20 | Re shi/diell |
| Gjirokastër | 14/21 | Re shi/diell |
| Sarandë | 18/20 | Re shi/diell |
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi