SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, e enjte, 3 prill 2025

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Prej orëve të mesditës dhe deri ato të pasdites vonë vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët ndërsa lokalisht ato do të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Prej orëve të vona të mbrëmjes reshjet mbeten të izoluara dhe të dobëta në formë pikash kryesisht në relievet malore në lindje. Mjegull e dendur / mjegullinë dhe shikim i reduktuar në momentin e reshjeve të shiut si dhe në orët e para të mëngjesit kryesisht përgjatë zonave luginore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 5 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës era fiton shpejtësi deri në 6-10 m/s, me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër10/20Diell re shi
Kukës7/15Diell re shi
Lezhë12/20Diell re shi
Dibër6/16Diell re shi
Durrës10/20Diell re shi
Tiranë10/22Diell re shi
Elbasan10/21Diell re shi
Berat9/20Diell re shi
Vlorë10/20Diell re shi
Korçë5/16Diell re shi
Gjirokastër6/17Diell re shi
Sarandë8/19Diell re shi
error: