Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme, njofton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.
Moti parashikohet me kthjellime kryesisht në veriperëndim e jugperëndim, ndërsa gradualisht kemi shtim vranësirash mesatare deri të dendura, më të theksuara në relievet e larta kodrinore-malore të vendit. Reshjet e shiut parashikohen me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa hera-herës nuk do të mungojnë shtrëngata afatshkurtra.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut, me shpejtësi mesatare 7 m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë shpejtësi 7-16 m/s.
Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 18/28 | Diell, vranësira, reshje |
| Kukës | 15/25 | Diell, vranësira, reshje |
| Lezhë | 19/31 | Diell, vranësira |
| Dibër | 16/26 | Diell, vranësira, reshje |
| Durrës | 20/30 | Diell, vranësira |
| Tiranë | 20/32 | Diell, vranësira, reshje |
| Elbasan | 19/31 | Diell, vranësira, reshje |
| Berat | 18/31 | Diell, vranësira, reshje |
| Vlorë | 21/30 | Diell, vranësira, reshje |
| Korçë | 16/26 | Diell, vranësira, reshje |
| Gjirokastër | 17/31 | Diell, vranësira, reshje |
| Sarandë | 19/31 | Diell, vranësira |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI