– Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se duke filluar nga dita e nesërme, gradualisht mbi vendin tonë pritet depërtimi i masave ajrore relativisht të paqëndrueshme, të lagështa dhe më të freskëta me origjinë veriperëndimore.
Moti do të jetë kryesisht i kthjellët por gradualisht duke nisur nga orët e mesditës deri ato të pasdites vonë do të ketë edhe alternime vranësirash hera-herës deri të dendura.
Në zonën e veriut dhe relievet kodrinore-malore në qendër, parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht shtrëngata afatshkurtër dhe stuhi shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Era do të fryjë nga kuadrati i jugut mesatare 3-8 m/s dhe hera-herës e fortë nga orët e mesditës deri ato të pasdites me shpejtësi 7-15 m/s kryesisht në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare. Valëzimi në det do të jetë i forcës 2-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 23/34 | diell re shi |
| Kukës | 23/34 | diell re shi |
| Lezhë | 21/34 | diell re shi |
| Dibër | 19/33 | diell re shi diell |
| Durrës | 22/34 | diell re |
| Tiranë | 25/36 | diell re |
| Elbasan | 22/38 | diell re pak shi |
| Berat | 19/40 | diell re |
| Vlorë | 24/39 | diell re |
| Korçë | 20/35 | diell re |
| Gjirokastër | 18/40 | diell re |
| Sarandë | 22/35 | diell re |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI