Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të lagështa dhe të ftohta me origjinë veriperëndimore.
Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe në periudha afatshkurtra deri mesatar në formën e shtrëngatave. Në zonën e Alpeve dhe në relievet malore në verilindje mbi 500 metër dhe juglindje mbi 700 metër reshje dëbore të cilat lokalisht do të jenë me intensitet mesatar.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtesi mesatare 1-10m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 4/7 | Re shi |
| Kukës | 0/4 | Re shi |
| Lezhë | 3/8 | Re shi |
| Dibër | -1/3 | Re shi |
| Durrës | 6/11 | Re shi |
| Tiranë | 7/10 | Re shi |
| Elbasan | 6/10 | Re shi |
| Berat | 4/11 | Re shi |
| Vlorë | 7/10 | Re shi |
| Korçë | 2/5 | Re shi |
| Gjirokastër | 3/8 | Re shi |
| Sarandë | 6/11 | Re shi |
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi