Për ditën e nesërme parashikohet keqësim i kushteve atmosferike për vendin tonë. Moti parashikohet kryesisht i vranët.
Reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në formë shtrëngate shoqëruar me rrebeshe dhe shkarkesa elektrike. Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi 3 deri 8m/sek.
Në zonat malore lindore reshje bore. Përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina era fiton intensitet dhe bëhet e fortë me shpejtësi 15-25m/s kryesisht përgjatë zonave luginore dhe vijës bregdetare shoqëruar me valëzim në dete të forcës 5 dhe 7 ballë.
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 8/13 | Re shi |
| Kukës | 5/11 | re shi/borë |
| Lezhë | 10/13 | Re shi |
| Dibër | 1/10 | Re shi/borë |
| Durrës | 11/14 | Re shi |
| Tiranë | 10/15 | Re shi |
| Elbasan | 8/13 | Re shi |
| Berat | 7/16 | Re shi |
| Vlorë | 11/15 | Re shi |
| Korcë | 3/11 | Re shi/borë |
| Gjirokastër | 9/15 | Re shi |
| Sarandë | 10/15 | Re shi |
ME SHUME LAJME
Vëzhgim.”Pika e vogël” e Kumbaros edhe në vëmendjen e medias sociale të fqinjëve
Ksamil. Qendra shëndetësore, shërbime 24/7 për turistët, i shtohen 3 mjekë dhe 6 infermierë
“Le Figaro”: Shqipëria kryeson preferencat e turistëve francezë për pushimet verore