SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë- Fëmijët e Shtëpisë së fëmijëve “Vangjel Pulla” në një kurs të ri për kuzhinën

Fëmijët e Shtëpisë së fëmijëve “Vangjel Pulla” kane nisur një kurs të ri për kuzhinën. Burime të këtij Institucioni edukimi bënë të ditur se kursi zhvillohet nën moton: “SOT MËSOJMË, NESËR NDËRTOJMË”

Sipas drejtoreshes së institucionit, Stela Dako, kursi nisi më 8 Janar dhe përfshin një grup fëmijësh të moshave nga 8 deri në 13 vjeç.

Kursi  zhvillohet çdo të shtunë në Hotel Bar Restorant “Tatzati “ Sarandë dhe vjen si një nismë e re e veprimtares Dallandyshe Hyseni Kapaj, sot punonjëse sociale në emigrim në Padova të Italisë.”

Lidhur me këtë nismë Hyseni tha për SARANDANEWS.AL se janë të mirëpritur subjekte apo biznese të ndryshme për të dhënë  kontribute për të bërë të mundur vazhdimësinë e këtij kursi, i cili do t’ju shërbejë fëmijëve për tu përgatitur për jetën dhe për një të ardhme më të mirë, për veten dhe shoqërinë.
Dallandyshe Hyseni Kapaj mundësoi më parë edhe një kurs për rrobaqepësi që zgjati për dy vjet me Fëmijët e Shtëpisë së fëmijëve “Vangjel Pulla”në Sarandë.

Si  veprimtare në Itali, Dallandyshe Hyseni me miqtë e saj ( Itali, Shqipëri, Amerikë)   mundësoi më parë edhe një kurs për rrobaqepësi që zgjati për dy vjet me Fëmijët e Shtëpisë së fëmijëve “Vangjel Pulla”në Sarandë.

Si  veprimtare në Itali, Dallandyshe Hyseni bëri të mundur hapjen e shkollës shqipe në Albignasego që eshte pjesë e shkollës Imparare Albanese a Padova..

Para disa vitesh Hyseni u emërua si ambasadore paqe në Itali. /SARANDANEWS.AL///

error: