Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga aktiviteti i masave ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa.
Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura. Reshje shiu të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Në zonat malore në veri e lindje borë mbi 1400m.
Mjegull / mjegullinë nga reshjet e shiut.
Era do të fryjë me drejtim jugperendim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 3-7m/sek. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era, hera-herës kryesisht deri ne mesdite fiton shpejtësi deri në 8-12m/s. Valëzimi në dete i forcës nga 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 11/14 | Re shi |
| Kukës | 4/10 | Re shi/bore |
| Lezhë | 11/14 | Re shi |
| Dibër | 7/9 | Re shi/bore |
| Durrës | 12/13 | Re shi |
| Tiranë | 12/14 | Re shi |
| Elbasan | 11/14 | Re shi |
| Berat | 12/17 | Re shi |
| Vlorë | 11/14 | Re shi |
| Korcë | 7/12 | Re shi |
| Gjirokastër | 8/16 | Re shi |
| Sarandë | 12/16 | Re shi |
ME SHUME LAJME
PE vlerëson punën për territorialen, Mazniku: Nevojë për qasje të re ndaj sfidave të pushtetit vendor
Sot 5 maji, Dita e Dëshmorëve
“Chase Travel”: Riviera Shqiptare, destinacioni më “hot” i verës 2026