Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të lagështa të cilat do të sjellin mot relativisht të paqëndrueshëm.
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare deri të dendura. Në orët e mesditës dhe pasdites priten reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa përgjatë relieveve kodrinore-malore, në qendër, në jug dhe në lindje reshjet e shiut do të jenë me intensitet deri mesatar në formën breshërit, rrebesheve, shtrëngatave e stuhive afatshkurtra por të vrullshme
Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi mesatare deri 8m/sek, ndërsa përgjatë bregdetit fiton shpejtësi deri 12m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës nga 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 15/26 | Diell re shi |
| Kukës | 14/23 | Diell re shi |
| Lezhë | 16/27 | Diell re shi |
| Dibër | 12/22 | Diell re shi |
| Durrës | 16/26 | Diell re shi |
| Tiranë | 17/28 | Diell re shi |
| Elbasan | 15/26 | Diell re shi |
| Berat | 14/28 | Diell re shi |
| Vlorë | 16/26 | Diell re shi |
| Korçë | 12/19 | Diell re shi |
| Gjirokastër | 13/26 | Diell re shi |
| Sarandë | 16/26 | Diell re shi |
ME SHUME LAJME
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi
Turizmi me ligj të ri, regjistrim në “e-Albania” për dhomat me qira, rregulla të reja për hotelet, udhërrëfyesit dhe agjencitë
Korfuz. Takim i frytshëm dypalësh mes kryebashkiakëve Oltion Çaçi dhe Stefanos Pulimenos