SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, e hënë 4 janar 2021

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e hënë moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh kryesisht në orët e mesditës.

Në orët e para të 24-orëshit në zonën e juglindjes do ketë reshje shiu me intensitet të lartë si dhe reshje të dendura dëbore në lartësitë mbi 400 metër. Në pjesën tjetër të vendit do ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Në relievet malore në lindje do ketë prezencë të reshjeve të dëborës.

Kjo situatë, do të shoqërohet me mjegull në lugina si dhe erë jugore e lehtë me shpejtësi 1-8m/s dhe valëzim në dete parashikohet i forcës 0 dhe në 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër4/12re shi
Kukës2/8re shi borë
Lezhë3/12re shi
Dibër1/8re shi borë
Durrës6/14re shi
Tiranë7/15re shi
Elbasan3/12re shi
Berat4/12re shi
Vlorë6/11re shi
Korcë-3/3re borë
Gjirokastër4/10re shi borë
Sarandë5/10re shi
error: