/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se, Për ditën e Martë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme falë masave ajrore relativisht të thata dhe të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut.
Moti parashikohet fillimisht i kthjellët në të gjithë territorin ndërsa prej orëve të mesditës deri ato të pasdites vonë vranësira mesatare kalimtare. Reshje shiu të izoluara në relievet kodrinore malore të vendit.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje 1-7m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina era me shpejtësi 8-12m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 25/38 | Diell re |
| Kukës | 21/35 | Diell re shi |
| Lezhë | 29/36 | Diell re |
| Dibër | 18/35 | Diell re shi |
| Durrës | 24/39 | Diell re |
| Tiranë | 28/38 | Diell re |
| Elbasan | 24/38 | Diell re |
| Berat | 22/39 | Diell re |
| Vlorë | 25/37 | Diell re |
| Korcë | 17/32 | Diell re |
| Gjirokastër | 20/38 | Diell re |
| Sarandë | 21/35 | Diell re |
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi