SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, e martë, 23 prill 2024

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme si rezultat i aktivitetit të masave ajrore të lagështa jugperëndimore.

Moti parashikohet i vranët në pjesën më të madhe të ditës në të gjithë territorin dhe me reshje shiu të cilat do të jenë prezentë qe në orët e para të 24-orëshit fillimisht në jug të vendit. Reshjet do të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e rrebesheve afatshkurtra dhe shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.  Reshe dëbore me intensitet të ulët në majat e maleve në verilindje të vendit.

Era do të fryjë  me drejtim verilindje – juglindje  me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era deri në orët e mesditës fiton shpejtësi deri 14m/sek ndërsa më pas ul intensitetin deri 9m/s.  Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon dotë jetë i forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër8/17Re shi
Kukës4/13Re shi
Lezhë8/17Re shi
Dibër4/11Re shi
Durrës9/20Re shi
Tiranë9/19Re shi
Elbasan8/19Re shi
Berat8/20Re shi
Vlorë11/19Re shi
Korçë4/14Re shi
Gjirokastër5/17Re shi
Sarandë10/19Re shi
error: