Ka nisur procedimi penal për turisten gjermanen që ka shtyrë nga shkallët, 54-vjeçaren amerikane, ngjarje e ndodhur një ditë më parë në Lukovë. Kjo u bël e ditur sot për median nga Drejtoria e Policisë në Vlorë.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen gjermane E. H., 60 vjeçe, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi dyshohet se ditën e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, ka shtyrë nga shkallët, shtetasen amerikane T. P., 54 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Shtetasja E. H., me sëmundje mendore, vijon të marrë trajtim mjekësor në spitalin psikiatrik të Vlorës.//sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
Sot 5 maji, Dita e Dëshmorëve
“Chase Travel”: Riviera Shqiptare, destinacioni më “hot” i verës 2026
Lumi Vjosa, rritet interesi për rafting gjatë sezonit pranveror