Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në bregdetin jugor dhe pjesërisht në zonën qendrore. Në veri-veriperëndim dhe në bregdetin perëndimor, reshje shiu me intensitet mesatar në formë shtrëngatash shoqëruar me shkarkesa elektrike gjatë pasdites. Mjegullë/mjegullinë lokale nga reshjet e shiut.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jug me shpejtësi mesatare 1-7m/sek. Në bregdet e lugina era fiton shpejtësi deri në 10-12m/s, duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 8/13 | Re shi |
| Kukës | 2/11 | Re |
| Lezhë | 10/15 | Re shi |
| Dibër | 1/10 | Re |
| Durrës | 11/19 | Re shi |
| Tiranë | 11/19 | Re shi |
| Elbasan | 11/18 | Re diell |
| Berat | 10/19 | Re diell |
| Vlorë | 11/19 | Re shi |
| Korçë | 3/11 | Re |
| Gjirokastër | 9/15 | Re shi |
| Sarandë | 11/17 | Re shi |
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi