Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime vranësirash të dendura dhe intervale të pakta kthjellimesh. Reshje shiu të herëpashershme që në orët e para të 24-orëshit me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave. Në zonën e perëndimit dhe jugut reshjet në periudha afatshkurtra në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jug me shpejtësi mesatare 2-8m/sek ndërsa përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi 12-15m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 13/22 | Diell re shi |
| Kukës | 12/15 | Diell re shi |
| Lezhë | 13/21 | Diell re shi |
| Dibër | 9/16 | Diell re shi |
| Durrës | 12/21 | Diell re shi |
| Tiranë | 14/24 | Diell re shi |
| Elbasan | 11/21 | Diell re shi |
| Berat | 11/21 | Diell re shi |
| Vlorë | 13/21 | Diell re shi |
| Korçë | 10/14 | Diell re shi |
| Gjirokastër | 9/21 | Diell re shi |
| Sarandë | 12/20 | Diell re shi |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI