– Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e mërkurë moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat në orët e mesditës përgjatë maleve në veri-verilindje dhe juglindje të vendit do të pasohen nga reshje lokale shiu me intensitet të ulët.
Era parashikohet nga veriperëndimi-perëndimi me shpejtësi mesatare 1-5m/sek, e hera-herës në mesditë përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 10m/sek.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 21/38 | diell re |
| Kukës | 20/37 | diell re shi |
| Lezhë | 18/36 | diell re |
| Dibër | 18/35 | diell re shi |
| Durrës | 20/35 | diell re |
| Tiranë | 24/38 | diell re |
| Elbasan | 23/40 | diell re |
| Berat | 18/38 | diell re |
| Vlorë | 21/35 | diell re |
| Korçë | 20/34 | diell re shi |
| Gjirokastër | 19/40 | diell re |
| Sarandë | 19/35 | diell re |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI