Është botuar në Fletoren Zyrtare vendimi i Këshillit të Ministrave për dhënien e shpërblimit për disa kategori të veçanta për festat e fundvitit.
Përfituesit nga skema e ndihmës ekonomike dhe aftësisë së kufizuar shpërblehen financiarisht, për vitin 2021, në masën 3 000 lekë, të ndarë sipas kategorive të mëposhtme:
a) familjet dhe individët përfitues të ndihmës ekonomike, të përcaktuar në ligjin “Për asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë”;
b) individët përfitues të pagesës së aftësisë së kufizuar, të përcaktuar në ligjin “Për asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë”;
c) individët përfitues të statusit, sipas ligjit për “Statusin e invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik”, të ndryshuar;
ç) individët përfitues të statusit, “Për statusin e të verbrit”, të ndryshuar.
Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, që llogariten në shumën 413 658 000 lekë, përballohen nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për vitin 2021.///
ME SHUME LAJME
Kush do të na e mbrojë shqipen nga këta “modern” barbarë?!
Shaban Zeneli e la shpirtin në këngë
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.