/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte vendi do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira deri mesatare. Në relievet malore në verilindje të vendit reshje të izoluara shiu me intensitet të ulët. Në orët e mëngjesit prezencë të mjegullës dhe mjegullinës përgjatë luginave.
Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare dhe hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore kryesisht në veri të vendit fiton shpejtësi deri në 16m/sek.
Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 7/19 | diell re |
| Kukës | 5/15 | diell re |
| Lezhë | 5/18 | diell re |
| Dibër | 3/14 | diell re |
| Durrës | 10/20 | diell re |
| Tiranë | 10/21 | diell re |
| Elbasan | 10/21 | diell re |
| Berat | 5/21 | diell re |
| Vlorë | 10/21 | diell re |
| Korçë | 3/15 | diell re |
| Gjirokastër | 3/19 | diell re |
| Sarandë | 11/21 | diell re |
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi