– Agjërimi me ndërprerje funksionon për humbjen e peshës, por jo më shumë se çdo dietë që përfshin një ulje të marrjes së kalorive.
Midis llojeve të ndryshme të agjërimit me ndërprerje, ai që arrin rezultatet më të mëdha është agjërimi me ditë alternative.
Këto janë të dhënat që vijnë nga një studim i koordinuar nga Universiteti i Torontos dhe i botuar në “British Medical Journal”.
“Në vitet e fundit, agjërimi me ndërprerje ka fituar popullaritet”, shpjegojnë studiuesit.
“Është një model dietik që përfshin periudha agjërimi – ose marrje të reduktuar të energjisë – të ndërthurura me periudha mosagjërimi me marrje të pakufizuar të energjisë”, ilustron studimi.
“Periudha e agjërimit mund të ndryshojë nga disa orë gjatë ditës në një periudhë të plotë 24-orëshe”, shtuan ata.
Hulumtimi shqyrtoi 99 studime të mëparshme duke marrë në konsideratë një total prej 6 582 personash dhe duke krahasuar efektivitetin e një diete tradicionale, të karakterizuar nga ulja e thjeshtë e marrjes së kalorive dhe pa kufizime të veçanta kohore, me atë të tre regjimeve të ndryshme të agjërimit me ndërprerje.
Të dy dietat rezultuan në humbje të ngjashme peshe.
Por, vetëm se agjërimi me ditë alternative ishte pak më efektiv, me një humbje shtesë prej rreth 1,6 kg krahasuar me dietën tradicionale dhe 1,0 kg krahasuar me regjimet e tjera të agjërimit me ndërprerje.
Megjithatë, agjërimi me ndërprerje humbi ndaj dietës tradicionale për sa i përket uljes së niveleve të kolesterolit.
“Vlera e këtij studimi nuk qëndron në krijimin e një strategjie universalisht superiore”, thuhet në një editorial të botuar së bashku me artikullin.
“Kërkimi për një dietë ideale të zbatueshme për të gjithë popullatën është një qasje reduksioniste që neglizhon nevojën për ndërhyrje të personalizuara. Zgjedhja e dietës duhet të marrë parasysh historinë mjekësore, preferencat ushqimore, kontekstin psikosocial dhe mundësinë e respektimit të vazhdueshëm”, përfundon editoriali.(Oliver SERANI)///
ME SHUME LAJME
Media italiane “TgYou24”: Mes plazheve dhe trashëgimisë kulturore, Shqipëria në krye të tendencave turistike
Himara mes destinacioneve më të kërkuara nga britanikët për verën e 2026-ës
48-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu Koridhalos në Athinë