Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e Premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike në të gjithë vendin për shkak të masave ajrore të thata me origjinë veriperëndimore.
Në këtë mënyrë moti parashikohet me vranësira të pakta e kthjellime në të gjithë territorin
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim dhe shpejtësi 1-5m/sek, përgjatë vijës bregdetare deri në 8m/sek. Valëzimi në dete i forcës nga 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 9/22 | Diell re |
| Kukës | 7/22 | Diell re |
| Lezhë | 11/22 | Diell re |
| Dibër | 6/21 | Diell re |
| Durrës | 12/23 | Diell re |
| Tiranë | 11/23 | Diell re |
| Elbasan | 10/24 | Diell re |
| Berat | 10/25 | Diell re |
| Vlorë | 12/23 | Diell re |
| Korçë | 5/20 | Diell re |
| Gjirokastër | 7/23 | Diell re |
| Sarandë | 12/23 | Diell re |
ME SHUME LAJME
Sot 5 maji, Dita e Dëshmorëve
“Chase Travel”: Riviera Shqiptare, destinacioni më “hot” i verës 2026
Lumi Vjosa, rritet interesi për rafting gjatë sezonit pranveror