Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime të herëpashershme dhe alternime vranësirash të cilat do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët (me ndërprerje), kryesisht në orët e mesditës dhe pasdites.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri 8 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës era do të arrijë 10 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2 ballë.
Mjegull/mjegullinë në zonat luginore si dhe në momentin e reshjeve.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 4 deri 12°C;
në zonat e ulëta 6 deri 18°C;
në zonat bregdetare 8 deri 18°C.///
ME SHUME LAJME
MEPJ: Dënojmë përdhosjen e flamurit të Izraelit në Tiranë nga protestues të maskuar, akt i turpshëm që nxit urrejtje
Kulturë. Së shpejti: Kolegët e tij risjellin regjisorin e shquar, Thoma Milaj
Ksamili nga qytezë pushimesh në trend ndërkombëtar, ndërhyrje urbane për përvojë autentike