Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se dita e premte do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, të cilat do të sjellin në vend mot me vranësira në orët e para të mëngjesit dhe më pas mot i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i juglindjes –jugperëndimit me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, e cila hera-herës, përgjatë vijës bregdetare do të fitojë shpejtësi deri në 10m/sek.
Valëzimi në dete i forcës 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 9/18 | re diell |
| Kukës | 9/19 | re diell |
| Lezhë | 8/19 | re diell |
| Dibër | 8/17 | re diell |
| Durrës | 9/21 | re diell |
| Tiranë | 10/22 | re diell |
| Elbasan | 9/20 | re diell |
| Berat | 7/21 | re diell |
| Vlorë | 12/22 | re diell |
| Korçë | 6/18 | re diell |
| Gjirokastër | 8/21 | re diell |
| Sarandë | 8/21 | re diell |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI