Rindërtimi i Teatrit “Zihni Sako” në Gjirokastër, një hapësirë e re kulturore për komunitetin e për vizitorët e qytetit të gurtë, është drejt përfundimit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga ky kantier ndërtimi, një investim i mezipritur nga aktorët, por edhe nga publiku që i Gjirokastrës.
Kjo hapësirë tejet e rëndësishme për jetën kulturore e artistike në Gjirokastër po transformohet falë mbështetjes së qeverisë italiane përmes programit IADSA, me një fond rreth 43 milionë lekë, ndërsa një pjesë tjetër të buxhetit e ka vendosur vetë bashkia.

Teatri “Zihni Sako” u themelua në 27 nëntor 1968 nën udhëheqjen e regjisorit Bernard Kokalari, i cili vuri për herë të parë në skenën premierën dramatike “Shokët”. Plejada e aktorëve të teatrit “Zihni Sako”, kanë dhënë mbi 100 premiera dhe ka marrë pjesë në takimet kombëtare, ku ka merituar edhe çmime.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI