Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e shtunë, vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet i vranët me intervale të pakta kthjellimi. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në verilindje –juglindje-jugperëndim si dhe përgjatë relieveve malore në qendër të vendit
Në zonat malore në verilindje dhe juglindje në majat e maleve reshje bore me intensitet të ulët.
Mjegull e mjegullinë e izoluar.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-lindje me shpejtësi mesatare 1-8m/sek dhe hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore të vendit fiton shpejtësi deri në 15m/sek.
Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 9/18 | diell re |
| Kukës | 3/12 | diell re shi |
| Lezhë | 9/18 | diell re |
| Dibër | 2/10 | diell re shi |
| Durrës | 10/17 | diell re |
| Tiranë | 10/18 | diell re shi |
| Elbasan | 10/19 | diell re shi |
| Berat | 8/18 | diell re shi |
| Vlorë | 12/17 | diell re shi |
| Korçë | 3/12 | diell re shi |
| Gjirokastër | 4/17 | diell re |
| Sarandë | 13/19 | diell re |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI