SHërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët si dhe zhvillime vranësirash në mesdite dhe kryesisht pasdite mesatare deri të dendura. Reshje shiu me intensitet të ulet përgjatë ultësirës perëndimore, ndërsa në relievet kodrinore dhe malore reshjet e shiut me intensitet deri mesatar në formën e stuhive dhe rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi 1 – 5m/sek, përgjatë vijës bregdetare dhe nëpër lugina era me shpejtesi 6-8m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 12/21 | Diell re |
| Kukës | 9/18 | Diell re shi |
| Lezhë | 12/20 | Diell re |
| Dibër | 8/19 | Diell re shi |
| Durrës | 11/21 | Diell re |
| Tiranë | 12/21 | Diell re shi |
| Elbasan | 10/21 | Diell re shi |
| Berat | 10/22 | Diell re shi |
| Vlorë | 12/21 | Diell re |
| Korcë | 7/17 | Diell re shi |
| Gjirokastër | 9/21 | Diell re shi |
| Sarandë | 12/20 | Diell re |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI