Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga projekti fitues për ndërtimin e Parkut të Besimit.
Projekti është realizuar nga studioja me famë botërore BIG (Bjarke Ingels Group), që u shpall fitues të dielën pas një gare ku morën pjesë dymbëdhjetë kompani ndërkombëtare.
Rama në postimin e tij në rrjetet sociale thekson se me ky projekt i shton vendit tonë një tjetër destinacion unik të arkitekturës ndërkombëtare dhe jo vetëm.
Në finale për projektin u zgjodhën dymbëdhjetë studio arkitekturore ndërkombëtare nga Mbretëria e Bashkuar, Portugalia, Danimarka, Gjermania, Spanja, Meksika, Belgjika, Holanda dhe Italia. Nga dymbëdhjetë kompanitë finaliste, u përzgjodhën pesë dhe në fund, juria zgjodhi fituese kompaninë daneze “Bjarke Ingels Group”.
Kryeministri i pranishëm në ceremoninë e zhvilluar për shpalljen e fituesit, tha se procesi ka qenë “deri tani është më kompleksi, më emocionali dhe më i ndërlikuari”.
Kryeministri theksoi dëshirën për të realizuar më shumë parqe të ngjashme në të ardhmen dhe vlerësoi lart kontributin e të gjithë konkurrentëve.
Parku i Besimit, i konceptuar si një hapësirë simbolike e bashkëjetesës fetare dhe harmonisë kulturore, pritet të jetë një vepër ikonike që do të pasurojë peizazhin dhe identitetin shpirtëror të vendit. Projekti është vlerësuar për qasjen e tij gjithëpërfshirëse, inovative dhe për mënyrën si i jep jetë bashkëjetesës midis natyrës, njeriut dhe besimeve.
Parku i Besimit pritet të kthehet në një nga pikat më të rëndësishme të promovimit të bashkëjetesës dhe diversitetit në Shqipëri, duke pasqyruar vlerat unike të tolerancës ndërfetare që e karakterizojnë vendin tonë.(Arbi FORTUZI).///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI