Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni pas pushimeve në jugin e Shqipërisë, është rikthyer në Pulia, ku po kalon disa ditë relaksi me familjen e saj në një fermë. Ministri i Politikave Bujqësore në Itali, Francesco Lollobrigida ka ndarë në “Facebook” një foto të Melonit, e cila mban në dorë një pjatë me gaforre.
“Sot hamë gaforre blu! E mrekullueshme”- shkruan Lollobrigida krah fotos.
Kryeministrja italiane zgjodhi të kalojë katër ditë pushime në bregdetin e jugut të Shqipërisë, ku është takuar edhe me kryeministrin Rama. Meloni ndërpreu pushimet e saj në Pulja e bashkë me familjen udhëtuan me një traget linje pas ftesës së kryeministrit shqiptar Edi Rama që i mirëpriti në rezidencën qeveritare të Vlorës.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade