Ministria e Brendshme njoftoi sot se edhe gjatë sezonit veror 2023 janë duke u zhvilluar patrullimet e përbashkëta italo-shqiptare në zonat turistike të vendit.
Që prej vitit 2018, për t’u ofruar asistencë më të mirë turistëve italianë, gjithmonë e më të shumtë në numër, ministritë e Brendshme të dy vendeve kanë vendosur të kryejnë patrullime të përbashkëta në qytetet kryesore bregdetare, Durrës, Vlorë, Himarë dhe Sarandë.
Agjentët e Policisë së shtetit italian, të Arma dei Carabinieri dhe të Guardia di Finanza në shërbim të përbashkët me operatorët e Policisë së Shtetit Shqiptar dhe nën koordinimin e Scip dhe Zyrës së Ekspertit për Sigurinë pranë Ambasadës së Italisë në Tiranë, janë të angazhuar në territor për të lehtësuar kontaktet e bashkatdhetarëve me autoritetet shqiptare dhe përfaqësitë diplomatike e konsullore italiane në Shqipëri.///




ME SHUME LAJME
Mersini: Zjarri në Parkun Kombëtar të Llogarasë është shuar, vijon monitorimi
Rama: Protestuesit nuk janë mosmirënjohës, janë matësi i ri i standardeve tona
Shoqëruan gazetaren në Komisariat, Unioni i Gazetarëve reagon ashpër dhe paralajmëron Skënder Hitën: Përsërite dhe na gjen të gjithëve në protestë