Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa tha se Gjykata Kushtetuese e ka legjitimuar kërkesën e 36 deputetëve, për pezullimin e menjëhershëm të koncesionit të Butrintit.
Zhupa në një dalje për mediet tha se “Gjykata Kushtetuese ka bërë mbledhjen e saj të parë të konferencës së gjyqtarëve dhe na ka legjitimuar, qoftë si palë kërkuese, qoftë edhe si objekt kërkimi”.
Zhupa theksoi se Presidenti i Republikës, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, Kontrolli i Lartë i Shtetit njehsohen duke thënë që koncesioni i Butrintit është antikushtetues.
“Konkretisht jemi ne deputetët si organ kushtetues, të cilët kemi paraqitur edhe kërkesën, edhe parashtrimet tona, të cilët kërkojmë shfuqizimin e koncesionit dhe nga ana tjetër është Presidenti i Republikës, i cili siç e ka paraqitur edhe në Kuvend me dekret edhe me arsyet e kthimit të këtij dekreti, e quan koncesionin antikushtetues”, u shpreh ajo.
Zhupa informoi se, “risia dhe shtesa e këtyre parashtrimeve është edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit, një organ tjetër kushtetues i pavarur në parashtrimet që ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese mbështet plotësisht kërkesën e deputetëve të Opozitës dhe kërkon shfuqizimin e ligjit si një ligj antikushtetues”. ///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI