Deputejta e PD për Sarandën Ina Zhupa e ka bërë sërish të qartë pas Protestës së 3 marsit në Tiranë se Beteja jonë përballë autokratëve, vazhdon.
“Beteja jone vazhdon, ne jemi demokrate dhe jemi mesuar me beteja te fuqishme perballe autokrateve. Demokrat nuk eshte emer qe ta jep vula, as Edi Rama por eshte besim, eshte ideal, eshte fryme, eshte mendesi. Sot pame pse Edi Rames pas skandaleve korruptive te medha nuk i ndodh asgje. Sepse drejtesine e ka te kapur e nen kontroll, dhe pergatit cdo vendim sipas interesit te tij deri aty sa cenon edhe pluralizmin politik.-shkruan Zhupa duke theksuar se “Kjo padrejtesi dhe shkelmim i shtetit te se drejtes do kthehet ne nje arsye me shume per te luftuar per voten e lire dhe per fitoren e bashkive me qytetaret e ndershem te ketij vendi.”
Strukturat tona te zgjedhura kane moralin dhe forcen per tja dale, per te qene ne krye te ndryshimit. Kandidatet tane te dale nga nje proces demokratik dhe perfaqesues te vertete te qytetareve do jene makthi i Edi Rames. Ne do jemi misionare dhe do bejme fushate me zemer e me vertetesi, me pasion dhe vullnet, e ne 14 Maj do fitojme, duke vendosur te drejten ne vend.-konkludon nje postimin e saj ne rrjetet sociale deputetja e Sarandes, Ina Zhupa./sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi