-Partia Demokratike, shprehet se një javë pas fillimit të vitit të ri shkollor ajo që vihet re është trajtimi i mësuesve duke theksuar se nuk është marrë asnjë masë për të siguruar mësim cilësor.
Në një deklaratë për mediat, përfaqësuesi i PD, Ndriçim Mehmeti tha se “mësuesit detyrohen të punojnë me 2, 3 dhe 4 turne, nga 12 orë në ditë, pa pushim, pa ushqim, me një mbingarkesë skllavëruese vetëm për faktin se qeveria refuzon të shtojë fondet për shkollat dhe të rrisë numrin e mësuesve”.
“Me 30 minuta mësim dhe me mësues të rraskapitur, sakrifica e të gjithëve, e nxënësve, prindërve, mësuesve, nuk do të shpërblehet me dije më të mira. Është në detyrimin e qeverisë të respektojë rregullat që vetë ka shkruar. Në janar, Ministria e Arsimit nxori një rregullore ku thuhej se “mësuesi nuk mund të qëndrojë fizikisht më shumë se 30 orë në javë në shkollë”, deklaroi ai.
Sipas tij, brenda një ditë, mësuesve u duhet të ndërrojnë edhe deri në tre maska, duke shtuar shpenzimet e tyre dhe rënduar ekonominë familjare///.
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI