Partia Demokratike e Shqipërisë përshëndet vendimin e Presidentit të Bashkimit Europian për mbajtjen në Tiranë të Samitit të përbashkët të vendeve anëtare të BE-së me 6 vendet e Ballkanit Perëndimor në fillim të dhjetorit.
Në një deklaratë për mediet, PD thekson se, ky vendim është një afirmim i ri i Bashkimit Europian ndaj perspektivës europiane të Shqipërisë dhe të gjitha vendeve të tjera të rajonit. Vendimi gjithashtu provon rëndësinë e madhe të Procesit të Berlinit për Shqipërinë e rajonin, dhe shënon fundin e aleancës përçarëse trilaterale Beograd-Tiranë-Shkup, në kuadrin e projektit serbo-rus të Ballkanit të Hapur.
“Samiti do të jetë një mundësi reale për shtetarët e BE-së, për të njohur nga afër situatën dramatike të korrupsionit galopant, lidhjeve të tmerrshme të qeveritarëve me krimin e organizuar dhe drogën, gjendjen tejet të rëndë të medieve në Shqipëri”, thuhet në deklaratë.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi