Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) dhe Shoqata “Çamëria”, vlerësuan vizitën e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj nē varrezat monumentale “Trëndafilat e Çamërisë” të Kllogjerit.
Në një deklaratë për shtyp ato u shprehën se akti i sotëm është një shembull i mirë për të gjitha institucionet dhe shtetarët në respekt të historisë tonë dhe sakrificës së jetëve të humbura nga padrejtësitë e së kaluarës.
“Begaj është Presidenti i parë që nderon kujtimin e 2900 viktimave të gjenocidit dhe spastrimit etnik grek mbi shqiptarët e Çamërisë. Akti i sotëm është një shembull i mirë për të gjitha institucionet dhe shtetarët në respekt të historisë tonë dhe sakrificës së jetëve të humbura nga padrejtësitë e së kaluarës”, thuhet në deklaratë.
Presidenti Begaj, zhvilloi sot një vizitë në Bashkinë e Konispolit, skajin më jugor të Shqipërisë.
Kreu i Shtetit, i shoqëruar nga kryetari i bashkisë së Konispolit, Ergest Dule, vendosi një kurorë me lule në varrezën monumentale “Trëndafilat e Çamërisë” në Kllogjer, memorial kushtuar viktimave të eksodit të çamëve gjatë viteve 1944-1945.(Arlinda GJONAJ).///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI