Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat kalimtare në relievet kodrinore – malore të jugut dhe lindje të territorit në orët e mesditës dhe pasdites.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht në atë jugor e lugina era fiton shpejtësi 10-12 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 25/41 | Diell |
| Kukës | 20/40 | Diell re |
| Lezhë | 25/41 | Diell |
| Dibër | 20/39 | Diell re |
| Durrës | 24/39 | Diell |
| Tiranë | 26/41 | Diell |
| Elbasan | 25/42 | Diell |
| Berat | 22/42 | Diell re |
| Vlorë | 24/39 | Diell |
| Korçë | 21/37 | Diell re |
| Gjirokastër | 21/42 | Diell re |
| Sarandë | 24/39 | Diell |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI