Një i ri nga Gjakova ka kërkuar të gjejë një ushtar italian me të cilin ka pozuar në vitin 1999 gjatë kohës së luftës. Shpend Lila ka publikuar foton dhe ka etiketuar në Twitter edhe Ministrinë italiane të Mbrojtjes për ta ndihmuar për të gjetur ushtarin dhe për të bërë një “remake” në të njëjtin vend, plot 21 vite më pas.
“I dashur Ministër, kjo është një fotografi e imja me një ushtar italian në vitin 1999. Ju lutem më ndihmoni ta gjej atë që të mund ta ribëjmë këtë foto në Gjakovë, Kosovë ? Do të ishte e shkëlqyer,” – shkruan Shpend Lila.
Pas pak ditësh ministria ka gjetur ushtarin.
“I dashur Shpend, kemi marrë një lajm të mirë për ju: ne kemi gjetur ushtarin në foton tuaj. Ju lutemi na dërgoni detajet e kontaktit privatisht në mënyrë që ai të kontaktojë me ju” – ishte përgjigja e ministrisë italiane të mbrojtjes. ©LAPSI.al

ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi