//SARANDE, 21 Mars, Radio SARANDA// Në një stinë të zakonshme pranvere, do të quheshin :”dallandyshet e para të sezonit turistik 2020”, por ka ndodhur ndryshe në këtë 20 dhe 21 mars në opinionin e banorëve në qytetin bregdetar me dy jahte luksozë njeri prej të cilëve u ankorua në Port .
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Itali, virusi vdekjeprurës vrau 793 njerëz të moshave të ndryshme.!
Shumë prej banorëve në Sarandë, nisur nga situate katastrofike e pasojave të COVID-19 në Itali, Spanjë. Gjermani, e kudo në botë, e kane pare si një rrezik infektimi real, praninë e jahteve me personel shërbimi dhe marinarë të huaj.
Lidhur me shqetësimin e banorëve , autoriteti i sigurise se Portit nëpërmjet një prononcimi për Radion “Saranda” sqaroi opinionin.
Përgjegjësi i autoritetit të sigurise në kete Port, Sinan Ahmeti u shpreh se “Jahti ka pasur nevoje të furnizohet me karburant pasi ne det ku ishte pozicionuar, pika më e afërt ishte Gjiri i Sarandës. “
Sipas Ahmetit “Askush nga personeli i jahtit nuk ka zbritur në tokë. Madje edhe tubacioni I furnizimit me karkurant te jahtit që u lidh me autobotet e kompanisë “Kastratit”në Port, u dizifektua në pranine e përfaqësuesve të shëndetësisë dhe sigurisë portuale”///R-SR///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI